fbpx

Ambasada amerikane: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë u shënuan disa aktivitete për të nderuar viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit paraditen e kësaj të shtune.

Për këtë, ambasada amerikane në Kosovë tha se SHBA-ja mbetet përjetësisht mirënjohëse Kosovës.

“Sot 20 vjet më parë, terroristët vranë afër 3000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paprecedentë në tokën amerikane. Derisa mbajmë zi për ata që vdiqën dhe nderojmë sakrificat e personave të parë që ndihmuan heroikisht, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë kundër terrorizmit që janë angazhuar për sigurinë e vendeve”, thuhet në postim.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot ka zhvilluar tri aktivitete në nderim të viktimave të 11 Shtatorit.

Gjatë njërit prej këtyre aktiviteteve Garda Ceremoniale e Policisë e ka ulur flamurin në gjysmë-shtizë.

Ndërkaq, më herët janë bërë homazhe teksa gjatë ditës është planifikuar edhe mbajtja e një ekspozite përkujtuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]