fbpx

Ambasada e gjermane thotë se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, por duhet veprim

nga Revista Kosovarja

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka ripërsëritur përkushtimin e fortë të Berlinit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por ka theksuar se për realizimin e këtij qëllimi nevojitet veprim i menjëhershëm nga autoritetet kosovare.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ambasada gjermane ka bërë të ditur se mbështetja për Kosovën mbetet e fuqishme, porse Kosova duhet të përmbushë zotimet që ka marrë në kuadër të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Gjermania mbetet e angazhuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës—dhe ky objektiv është i arritshëm! Por, Kosova duhet të veprojë tani, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]