fbpx

Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

“Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës Çeke përcjell Insajderi.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se sot është vulosur liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se në muajt e parë të vitit 2023 mbetet vetëm votimi formal në Parlamentin Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]