fbpx

Ambasadori i Britanisë në Kosovë takohet me myftiun Tërnava, diskutuan për çështjen e adresimit të dhunës seksuale

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se është takuar me myftiun Naim Tërnava.

Hargreaves ka thënë se me Tërnavën kanë diskutuar se si mund të punojnë për çështje siç është adresimi i dhunës seksuale.

“Komuniteti islamik i Kosovës e pasuron kulturën e larmishme të Evropës dhe ka rol të madh për të luajtur në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës. Ishte e mrekullueshme të takoh myftiun Naim Tërnava për të diskutuar mbi këto çështje dhe se si mund të punojmë së bashkë në çështjet si adresimi i dhunës seksuale”, ka shkruar Hargreaves.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]