fbpx

Ambasadori ukrainas në Beograd: “Prishtina na mbështet përzemërsisht, qytetarët po na pyesin pse s’po e njihni Kosovën”

nga Revista Kosovarja

“Prishtina po na mbështet përzemërisht”, tha ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tollkaç, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Qytetarët në Ukrainë po na pyesin pse Kievi s’e njeh pavarësinë e Kosovës kur Prishtina po na mbështet përzmerësisht. Ne po e kemi të vështirë t’ua shpjegojmë”.

Kështu i tha portalit vojvodinas “Autonomija”, ambasadori ukrainas, teksa shpjegoi edhe se si Rusia në Ballkanin Perëndimor shfrytëzon problemet e pazgjidhura, korrupsionin, blerjen e mediave, shantazhin përmes energjisë, shpalosjen e informacioneve komprometuese për politikanë, si dhe manipulimin me konceptet si “vëllazëria sllave”.

Kosova ka qenë mbase më vokalja në rajon në dënimin e agresionit rus në Ukrainë që nga 24 shkurti dhe e para në bashkërendimin me sanksionet perëndimore ndaj Federatës Ruse.

Për mbështetjen kosovare ndaj Ukrainës, ka pasur edhe deputetë që e kanë çmuar atë dhe kanë bërë thirrje që Ukraina duhet me doemos të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]