Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ambasadorja finlandeze: Askujt s’po i intereson për koronavirusin

nga Revista Kosovarja

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka reaguar për numrin e madh të rasteve me kornavirus në Kosovë dhe pakujdesinë e qytetarëve.

Mbi artikull

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se askujt nuk po i intereson për këtë situatë.

Dje kalova nëpër Prishtinë, dhe dukej vërtet qytet festiv. Numrat me coronavirus janë duke u rritur shpejt dhe dukej sikur askujt nuk i interesonte. Kini kujdes, ju lutem, nëse jo për vete, për prindërit, gjyshërit, të afërmit e sëmurë etj. Faleminderit dhe respekt për ata që janë në vijën e parë,” është shprehur Stjernvall.

Ndryshe, ditë më parë të pakujdesshëm qytetarët e Kosovës i ka quajtur edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, Numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

Ndërsa deri sot janë shënuar 75 viktima.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]