28
Hoxha Elvis Naçi e ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit e tij një thënie me mesazh motivues:
“Plani i Allahut është më i bukur se ëndrrat tona.”
Naçi njihet për publikimin e mesazheve me përmbajtje fetare dhe motivuese, të cilat i ndan rregullisht në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Përveç angazhimit të tij si hoxhë, Elvis Naçi është i njohur edhe për veprimtarinë e tij bamirëse, me të cilën është aktiv prej vitesh.
