fbpx

Amerika do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin saksione të reja kundër Rusisë për të ndëshkuar Moskën për përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë.

Dy zyrtarë amerikanë thanë për Reuters se sanksionet do të vendosen sipas Aktit Global Magnitsky, një ligj i vitit 2016 që autorizon qeverinë amerikane të sanksionojë zyrtarët e huaj të qeverisë që konsiderohen si shkelës të të drejtave të njeriut, të ngrijë asetet e tyre dhe t’i ndalojë ata të hyjnë në ShBA, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Amerika kishte parë ofrimin e vazhdueshëm të dronëve iranianë për Rusinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]