Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Amir Mjekun kthehet pas dy vitesh me “Tension” – Përballje të forta, emocione dhe tension i lartë

nga Revista Kosovarja

“Tension” është emisioni më i ri në T7, i cili pritet të nis së shpejti.

Mbi artikull

Ky emision është një format i intervistave ekskluzive, rrëfimeve të pa treguar më herët, dhe mbi të gjitha, që do të shoqërohen me shumë tension.

Por, jo vetëm kaq. “Tension” do të jetë arena e përballjes së personazheve të njohura publike që kanë mes vete një raport jo të mirë, një histori nga e kaluara dhe diçka të pazgjidhur.

Moneytizer Paragrafi 4

Do të mund të shihni bashkë në një tavolinë personalitete që mbase mund të keni menduar se nuk do t’i shihni asnjëherë afër njëri-tjetrit.

Të ftuarit do t’i përkasin profileve të ndryshme.

Ndryshe, “Tension” rikthen Amir Mjekun me një emision televiziv pas një pauze dy-vjeçare, pas formatit shumë të suksesshëm “Talk” përgjatë shtatë vjetëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]