Amnihena Sinanaj- Latifaj është një nga gratë që kanë arritur sukses në fushën e mjekësisë estetike, duke aplikuar metodat dhe teknologjinë̈ e fundit për trajtimin e lëkurës, problemeve të saj dhe rikthimin e shkëlqimit të organit më të madh të trupit te njeriut.
Amnihena është e lindur e rritur në Kosovë ku ka diplomluar si magjistër e farmacisë̈ në Prishtinë, e pas përfundimit të studimeve ka shkuar në Zvicër, atje ku edhe e ka ndërtuar jetën private dhe atë profesionale.
Ndonëse me nivel master në fushën e farmacisë, Amnihena vendosi që në Zvicër tu studioj diçka të re, të kryej shkollën e kozmetikës.
Pas një rruge të gjatë studimesh e punësh, në vitin 2017 Amnihena Sinanaj-Latifaj, vendosi të hapë dyert e “Kosmetikzone Kreuzäcker”, klinikës estetike që sot ka një klientele të gjerë dhe bënë një punë të jashtëzakonshme.
Në “Kosmetikzone”, ofrohen shërbime estetike si: Trajtimi i problemeve me fytyrën, siç janë aknet, Anti-Aging (rrudhat në fytyrë), pigmentimin e fytyrës dhe një mori tretmanësh të tjera.
Siç kuptojmë nga estetistja dhe kozmetigologia, Amnihena Sinanaj- Latifaj, në “Kosmetikzone”, punohet po ashtu me tretmanë me laser për heqjen e qimeve në fytyrë dhe trup. Sigurisht, në këtë sallon ofrohen edhe një gamë e tërë shërbimesh të tjera profesionale.
Shumë persona që i shqetësojnë aknet dhe problemet e tjera të fytyrës, gjejnë zgjidhje pikërisht në këtë sallon, madje pronarja thotë se shpesh edhe vetë habitet me rezultatet e shkëlqyera.
Po si ja doli Amnihena Sinanaj- Latifaj të arrijë sukses në një vend si Zvicra? “Në fakt, Zvicra ti ofron të gjitha kushtet, vetëm duhet ta duash punën dhe të kesh vullnet. Eca përpara duke pasur vullnetin, mbështetjen, dashurinë e respektin për punën. Vij nga një familje e shkolluar, andaj gjithmonë e kam pasur të madhe dëshirën për te mësuar, për tu avancuar dhe gjithashtu jam tejet energjike, e mundohet që kushtet që ia vë përpara vetës ti përmbushë. Si mbështetje dhe shtyllë kryesore e kam bashkëshortin që më ndihmon në çdo hap që bëjë. Pra, i kemi arritur të gjitha bashkë”.
Estetistja dhe kozmetikologia tregon se kanë klientë të të gjitha nacionaliteve, si shqiptare, zvicerane, turke, irakiane, pakistaneze, italiane, etj.
Amnihena Sinanaj- Latifaj është mjaftë e përkushtuar ndaj punës, por cila është jeta e saj private. “Prej 11 vitesh jam e martuar me një njeri shumë familjar. Sapo të kem kohë të lirë, kam dëshirë ta kaloj me familje. Më pëlqejnë udhëtimet nëpër botë dhe ajo që më kënaq është kuzhina dhe gatimi i ushqimeve tradicionale që i dua shumë”.