fbpx

“AMR Hotel”, hoteli më i ri dhe më unik në Durrës, një vend që nuk do ta ndërroni

nga Revista Kosovarja

Shqipëria, është e bekuar me resurset natyrore që posedon, që nga bjeshkët, malet, lumenjtë e deri tek vija bregdetare, si pasuri e rrallë e këtij vendi.

Për shumë njerëz, lidhja me detin është e fortë, e mrekullueshme dhe tejet speciale. Në çdo stinë, deti ofron pamje që të përmbush.

Riviera shqiptare ndër vite është pasuruar me hotele stilesh të ndryshme, prej atyre me klasik, e deri tek më modernë dhe avangardët.

Një nga hotelet më të veçantë që keni parë ndonjëherë, e që përmbush pritshmëritë e pushuesve për shkak të mikëpritjes, shërbimit, cilësisë së ushqimit, dhomave komode, pastërtisë absolute, është “AMR Hotel”, që është hoteli më i ri në qytetin e Durrësit, i cili ndodhet në vijën e parë vetëm 20 metra larg bregut të detit.

Ajo çfarë e bën më të veçantë këtë hotel është arkitektura e veçantë dhe unike si dhe arredimi moderm. Pozicionimi përballë Shkëmbit të Kavajës e bënë edhe më magjike pamjen për telë gjithë klientët.

“AMR Hotel” është ndërtuar dhe projektuar për ti shërbyer sa më gjatë klientëve tij, i cili është i hapur në të katër stinët e vitit.

“AMR” tani do të jetë shtëpia juaj në Adreatik , sepse vërtet mikpritja e një stafi të mirë trajnuar e kombinuar me ambientet mbresëlënëse te dhomave dhe qetësinë që falin valët e Adreatikut, do ju bëjnë jo vetëm që të ktheheni sërish, por të keni dëshirën qe të mos largoheni asnjëherë nga ky hotel.

Kuzhina e ndërthurur midis asaj tradicionale, mesdhetare dhe evropiane dhe shërbimi në restorant ku pamja e pishinës dhe detit të kombinuara së bashku jep një ndjesi shije dhe freskie te papërshkrueshme, janë një tjetër shtysë e fortë që të dërgon dhe të mbanë në “AMR Hotel”.

https://www.instagram.com/reel/Cqa1TugNw8k/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D&fbclid=IwAR34X5G2ougLOoc-MtCb6kvxnK0jDyO8CzF8qjshoQZi-7HbK8Qj0JCuftM

https://www.instagram.com/reel/CqD95G5ATrq/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]