fbpx

Ana gdhend emrin e Kevinit përgjithmonë

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana, ka zgjedhur që ditën e sotme të surprizojë të dashurin e saj, Kevinin, me një tatuazh me emrin e tij, duke treguar sa të dashuruar janë mes vete dhe se gjithçka është reale.

Ana, përmes një InstaStory, ka treguar se emrin e Kevinit do ta mbajë tani edhe në trupin e saj përgjithmonë, pasi në zemër ka kohë që është me të.

Tatuazhi është në ngjyrë të zezë dhe me një shkrim të bukur, që rrallëherë kemi parë të qëndrojë aq bukur në dorën e dikujt, sa tek Ana.

Një tjetër detaj i kësaj tatuazhe është edhe zemra e kuqe mbi shkronjën “i”, e cila i jep një hijeshi edhe më të madhe.

Edhe pse flitet shpesh për krizë mes Anës dhe Kevinit, mesa duket ato mbeten vetëm fjalë, pasi çdo gjë mes tyre po shkon më së miri.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]