fbpx

Ana Kabashi mahnit me pozat e reja

nga Revista Kosovarja

Ana Kabashi është prej emrave më të komentuar në mediat rozë, e sidomos për linjat trupore.

Këngëtarja e mirënjohur, krahas projekteve muzikore, fansave iu qëndron afër edhe me postimin e imazheve nga më të ndryshmet, përmes llogarisë së Instagram-it ku ndiqet nga më shumë se 165 mijë persona.

Edhe kësaj radhe, Ana nuk ka lënë anash ekspozimin e formave joshëse, teksa shihet e veshur me një fustan nga materiali saten me ngjyrë të gjelbër, ndërsa mbi super mban një xhaketë lëkure të zeza.

Kabashi u kushton rëndësi të madhe formave trupore, prandaj edhe rezultatet janë të dukshme, pasi këngëtarja ka fizik të përsosur dhe tejet tërheqës.

“Potenciali i saj është i pakufishëm !! Ti je një mbretëreshë thuaji vetes këtë çdo ditë”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e imazheve, në të cilat dukej mahnitëse si përherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]