Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ana Kabashi merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

nga Revista Kosovarja

Ana Kabashi është mjaft e komentuar dhe krahas karrierës muzikore edhe jeta private e saj shpesh herë bëhet pjesë e medieve rozë.

Këngëtarja e njohur ndan pamje të shumta nga përditshmëria e saj, ashtu siç ka vepruar edhe së fundmi.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Ana ka treguar se sot ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

“Duke shkuar për të marrë dozën e dytë të vaksinës”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e një imazhi nga makina.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, kujtojmë që Kabashi mbetet aktive me projekte muzikore, dhe ka sjellë disa të tillë edhe vitin që po lëmë pas.

Kënga e saj e fundit është “11/11”, që u publikua gjatë muajit nëntor dhe erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]