fbpx

Ana Kabashi shfaq linjat trupore në veshjen atraktive

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Së fundmi, bukuroshja nga Peja ka marrë vëmendje me disa imazhe atraktive që ka sjell.

Në një nga paraqitjet e radhës, ajo ka përzgjedhur një fustan dypjesësh që përkon mes ngjyrës së gjelbër e të kaltër.

E njëjta mbante flokët e lëshuara të valëzuara e një palë çizme të zeza me take.

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Kabashi momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “KuKu” që e lansoi pak ditë më parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]