fbpx

Ana Kauri zbulon se a janë ‘përputhur’ ajo dhe Fationi

nga Revista Kosovarja

Pak kohë më parë Ana Kauri u largua nga ‘Përputhen’, duke thënë se nuk ndihej vetvetja.

Të gjithë ishin të sigurt se jashtë e priste Fation kuqari, i cili në një intervistë për “Roped with Olsi” i kërkoi të dilte beqare nga aty.

Ana dhe Fationi janë përfolur shpesh për lidhje dhe se janë takuar pas emisionit, mirëpo ish-konkurrentja ka treguar se kjo nuk ka ndodhur.

Teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur për këtë, Ana ka reaguar me një “Jo”.

Kujtojmë se ish-konkurrenti Eri Aga ka deklaruar se Ana është e lidhur që prej 3 vitesh me një djalë. Të jetë kjo arsyeja pse ajo dhe Fationi nuk janë takuar me njëri-tjetrin?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]