U eliminua pak ditë më parë, ish banorja e BBVK, pritet të rikthehet sërish sonte.
Bëhet fjalë për Anën.
Qe disa ditë po flitej shumë nëpër media, se ajo do të rikthehet në shtëpinë më të famshme, e duket se kjo është e vërtetë.
Ana në Instagramin e saj, para pak çastesh ka postuar video e foto duke u grimuar e e veshur me një fustan të gjatë, duket se ajo është bërë gati për rikthimin e famshëm, shkruan IndeksOnline.
Se a do të rikthehet si banore apo do të jetë brenda shtëpisë vetëm për pak çaste që ta surprizojë të dashurin e saj, Kevinin, kjo mbetet të shihet në ‘’Prime-in’’ e sotëm.