fbpx

Andrew Tate në paraburgim për 30 ditë

nga Revista Kosovarja

Një gjykatë rumune ka pranuar kërkesën e policisë për ta mbajtur në paraburgim për 30 ditë influencerin kontrovers dhe mizogjenin e vetë-shpallur, Andrew Tate, shkruan BBC.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan të enjten si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim.

Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy burra rumunë, drejtonin “një grupi krimi të organizuar”.

Tristanit dhe dy burrave të tjerë gjithashtu iu kumtua vendimi për paraburgim.

Avokati i Tates, Eugen Vidineac, ka thënë se do ta apelonin vendimin.

Tate, 36-vjeçar, nuk e ka komentuar arrestimin.

Ish-kikboksieri dhe ylli i realitetit televiziv është ndaluar nga një sërë platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]