fbpx

Angela Martini i befason të gjithë me urimin për vjehrrën e saj

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini është përfolur gjatë për marrëdhënien me biznesmenin Dragos Savoulescu, por gjithashtu edhe për fotot apo videot provokuese që ajo ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo ka dy vite e martuar me Dragos dhe shpesh herë nëpërmjet postimeve tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Dragos ka patur dhe probleme me drejtësinë, por Angela nuk hoqi kurrë dorë nga ai, madje lidhja e tyre duket se u forcua edhe më shumë.

Së fundmi Angela nga publikuar një foto të vjehrrës së saj ku i uron ditëlindjen dhe tregon se ka një marrëdhënie të mrekullueshme me të.

“Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]