fbpx

Angela Martini nuk nguron t’i tregojë botës bukurinë shqiptare

nga Revista Kosovarja

Jemi mësuar ta shohim tërheqëse dhe në top-formë pothuajse në secilën paraqitje.

Fjala është super modelen Angela Martini, e cila tashmë është një nga emrat më të njohur në fushën e modelingut dhe me një karrierë mjaft të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e martuar me aktorin rumun, Dragos Savulescu.

Ajo sigurohet të duket joshëse edhe tejet seksi, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët janë të shumtë në numër.

Njësoj ka vepruar edhe së fundi, ku përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale duket jashtëzakonisht e bukur dhe seksi.

“Made in Shkodra ✨🧚” ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotografive, duke mos nguruar kështu t’i tregojë botës bukurinë shqiptare./Kosovarja/


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]