fbpx

Angelina Jolie përjeton tmerrin në Ukrainë, filmohet duke vrapuar për tu strehuar teksa bie sirena

nga Revista Kosovarja

 

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka vizituar këtë të shtunë Ukrainën, më konkretisht qytetin e Lviv-it në një orë të qetë. Por mesa duket gjërat janë përshkallëzuar më vonë pasi mediat kanë publikuar një video të Jolie duke vrapuar drejt një strehe kundër bombardimeve.

Në pamjet e publikuar aktorja shihet ndërsa vrapon bashkë me një grup njerëzish që e shoqërojnë ndërsa në sfond dëgjohen sirenat e qytetit.

Jolie përshëndeti një nga qytetarët që po e filmonte dhe tha “jam në rregull”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]