fbpx

Angelina Jolie thotë se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt

nga Revista Kosovarja

Angelina Jolie theksoi se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt.

Në një intervistë për The Guardian, aktorja u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes, të cilës ajo iu përgjigj: “Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”.

Jolie pranoi se nuk mund të fliste thellë për përvojat me aktorin për shkak të një situate të vazhdueshme ligjore, por tha se nuk e mori vendimin për t’u divorcuar nga Pitt: “M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi”.

Pitt ka pranuar se kishte një varësi nga alkooli dhe se ai i bërtiti një prej fëmijëve të tij, por mohon të ketë qenë abuzues fizikisht.

Angelina dhe Pitt fillimisht u bënë çift në 2005, por nuk u martuan deri në vitin 2014.
Ata u divorcuan në 2019. Të njëjtit kanë gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve janë të birësuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]