Anglia rihap baret, restorantet dhe parukeritë

nga Revista Kosovarja

Për herë të parë në tre muaj Anglia lejoi hapjen e restoranteve, bareve dhe salloneve të bukurisë, të cilat u mbyllën si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, kryeministri britanik, Boris Johnson, urdhëroi qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit për të mbështetur bizneset dhe të mos rrezikojnë një valë të dytë të coronavirusit.

Johnson u thotë atyre të kenë kujdes gjatë stinës së verës, në mënyrë që të ruhet progresi i bërë deri më tani.

“Suksesi i bizneseve, dhe ekonomia e gjithë vendit varet nga secili prej nesh, andaj duhet të veprojmë me përgjegjësi”, u shpreh Johnson.

“Nuk duhet t’i zhgënjejmë ata”, potencoi ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]