fbpx

Ani pse humbi Donaldin, Bora Zemani fitoi diçka shumë të madhe

nga Revista Kosovarja

Ditët e fundit Bora-Donaldi-Beatrixa kanë qenë tre emrat më të komentuar dhe jo më kot.

Teksa të gjithë prisnin që Donaldi të ribashkohej me Borën pas puthjes së famshme, ai bëri të papriturën duke u deklaruar beqar e duke nisur një histori dashurie me Beatrixën.

“Kjo është ajo që dua”, tha Donaldi për Beatrixën live në spektaklin e të martës.

Ndërkohë Bora ende nuk ka bërë një reagim, por ajo që i ka ndodhur së fundmi flet shumë.

Bora mund të ketë humbur Donaldin, por ka marrë shumë mbështetje dhe dashuri. Moderatores i janë rritur ndjeshëm ndjekësit në Instagram e shifra ka kapur mbi 900 mijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]