fbpx

Ani se 17 vjeçari grek vrau të riun shqiptar, organet e tij do i falen 4 personave në Greqi

nga Revista Kosovarja

Më 27 prill të këtij viti u regjistrua një sherr mes një shqiptari dhe një greku. Pas një konflikti verbal, 31-vjeçari shqiptar u qëllua me sende të forta dhe u përplas në tokë nga një 17-vjeçar grek. Shqiptari ndërroi jetë në spital pas disa ditësh mjekim intensiv, ndërsa autori është vënë në pranga nga autoritetet greke.

Ndërkohë pas vdekjes, familjarët e shqiptarit do të dhurojnë organet e 31-vjeçarit shqiptar për personat që kanë nevojë.

Mediat greke e quajnë këtë gjest të familjes shqiptare si dhuratë jete.

Sipas informacioneve, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar për të mos humbur kohë për jetën e përfituesve, të cilët u duhet të presin me javë dhe muaj deri në gjetjen e një donatori.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]