Nuk ka më vend për dyshime: Anisa dhe Edi janë çift – dhe çdo ditë po ndajnë gjithnjë e më shumë detaje me publikun.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Anisa Veseli, ka publikuar së fundmi një foto që flet vetë.
E mbështetur me kokë në krahun e Edit, edhe pse fytyra e tij nuk shihet qartë, për ndjekësit është mëse e qartë se bëhet fjalë për të. Ky gjest i afërt dhe intim është vetëm një tjetër pjesë e “puzzle-it” që tashmë duket i plotë.
Prej ditësh, komentet, emoji-t, postimet e sinkronizuara dhe energjia mes tyre kanë lënë shumë pak vend për hamendësime. Edhe pse nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ata po i tregojnë gjërat në mënyrën e tyre – përmes detajeve të vogla, por kuptimplota.