fbpx

Ankthi më i madh i femrave është shefja femër

nga Revista Kosovarja

Harrojeni solidaritetin femëror, sepse një gjë e tillë nuk ekziston në punë

Punëtoret që kanë një femër si shefe shpesh vuajnë nga depresioni, dhimbja e kokës, djegiet në lukth dhe gjendje të tjera të lidhura me stresin.

Rreth 95 për qind e femrave gjatë karrierës së tyre janë deklaruar të kenë pasur problem me shefet e tyre femra, ka zbuluar studimi i Shoqatës amerikane të menaxherëve.

Sjellja e shefeve ndaj të punësuarave femra në masë të madhe varet nga atmosfera në vendin e punës, sikurse edhe në numrin e meshkujve të punësuar.
“Nëse femra punon në një profesion që tradicionalisht i takon meshkujve, për shembull në industrinë e automobilave, gjasat për t’u përballur me sjellje të papranueshme nga ana e shefes janë më të mëdha”, shpjegon psikologia Cary Cooper.Keqtrajtimi i kolegeve vartëse quhet edhe sindroma “Bleta mbretëreshë”, ndërsa dallohet dhe karakterizohet nga mungesa e mirëkuptimit dhe simpatisë për koleget, derisa meshkujve në të njëjtën kohë u jepet përparësi.
Përveç kësaj, femrat janë me disponim më të madh garues ndaj femrave të tjera dhe jo ndaj meshkujve.Me anë të sjelljes dominuese ato përpiqen të kufizojnë ambiciet e femrave të tjera, në mënyrë që të mos u rrezikohet vendi i tyre i punës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]