fbpx

Antonela zbuloi lidhjen e Bora Zemanit me Atdheun

nga Revista Kosovarja

Në shumë deklarata të bëra ish konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, pati zbuluar që vajza e preferuar e nënës së tij për nuse ka qenë Bora Zemani, prezentuesja e emisionit.

Edhe vetë Xheravina nuk e pati mohuar pëlqimin e tij ndaj moderatores së njohur të “TopChannel”, i cili në një shfaqje të tij pati thënë se do të bënte edhe burg për të bukurën Borë, shkruan”Kosovarja”.

Derisa mes Atdheut dhe vajzave të “Për’puthen”, ka mbetur një shoqëri ende e ngacmojnë njëri tjetrin përmes komenteve.

Së fundi, ka qenë Antonela Berisha që i ka komentuar Xheravinës në njërën nga fotografitë e tij në “Instagram”, e cila nxiti aludimet që ky i fundit ka pëlqim serioz për Borën.

“Mfal mos je binjak”, ishte pyetja e Antonelës drejtuar djaloshit e cila padyshim ia ka shkruar duke treguar pëlqimin e saj meqenëse shenja e saj është binjak.

“Po veq mungon një binjake”, ishte përgjigja  e Atdheut që pas tij komentoj një ndjekse e tij ku i thoshte: “Naj bricjap doje të thoje”, dhe këtu ishte përgjigja e tij që tha se i dashurion bricjapët, shenjë kjo që e ka Bora.

“Ah sa i du bricjapët dasht zoti fatin e jetes e kam bricjap”, ishte komenti i Atdheut që themi se e zbuloi vetën dhe se do ta kurorëzonte një të tillë, epo një si Bora.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]