fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Aplikacioni i Kosovës për Këshillin e Evropës në sirtar deri në majin e vitit 2023

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kosova duhet të presë që aplikacioni për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet tek në majin e vitit të ardhshëm. Seanca e sotme e Komitetit të Ministrave që u mbajt në Torino të Italisë nuk e pati në agjendë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ndërkaq, seanca e133-të e Komitetit të Ministrave do të mbahet në kryeqytetin e Islandës në Rejkjavik në maj të vitit 2023.

Deputeti gjerman Knut Abraham, ka shprehur fuqishëm përkrahjen që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Abraham para disa ditësh në një intervistë për Expresska thënë se pas dorëzimit të aplikacionit nga ana e Kosovës, Gjermania dhe Italia t’i japin përkrahje Kosovës për tu bërë pjesëe e KE-së.

“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë deputeti gjerman për Gazetën Express.

Italia ka udhëhequr me Komitetin e Ministrave të KE-së dhe sot ka dorëzuar udhëheqjen e këtij trupi punues te Irlanda.

Megjithatë në seancën e sotme në Torino s’është shqyrtuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Para se të niste mbledhja e Komitetit të Ministrave, diplomati serb Nemanja Staroviq, nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë shtet i KE-së të propozojë futjen në rend dite të shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Shefi i tij, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq që ishte pjesë e mbledhjes së Komitetit të Ministrave ka lobuar kundër futjes së Kosovës në agjendën e Komitetit.

Ai është takuar me ministren e Jashtme të Islandës Thordis Kolburn, të cilës thotë se ia ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

“Ministri Selakoviq pati një takim me ministren e jashtme të Islandës. Ai e informoi kolegen për pozicionin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Më 12 maj, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës me seli në Strasburg.

Të njëjtën ditë nga Këshilli i Evropës konfirmuan për Gazetën Expressse kanë pranuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim dhe i njëjti është transmetuar te Komiteti i Ministrave.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Dusan Vojnovic.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.


Etiketa: Aplikacioni i Kosovës

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Shkarkohet Konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi: Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

2 orë më parë
Aktuale

I jepet lamtumira e fundit mjekut nga Gjakova

4 orë më parë
Aktuale

Klinikën e Onkologjisë e merr uji, pacientët mbesin pa shërbim

6 orë më parë
Aktuale

Dyshohet se dhjetëra banorë të Kaçanikut u helmuan nga uji i pijes

6 orë më parë
Aktuale

Kurti emëron zëvendësministrin e ri të Kulturës

7 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezentuar nga Von Cramon

7 orë më parë
Postimi tjetër

Mos keni frikë, është thjesht Bora Zemani

Fërgesë verore: E shpejtë dhe e shijshme

Dita juaj më me fat e vitit, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

TË FUNDIT

E dini çfarë ndodh nese hani ushqim në këmbë

20 minuta më parë

Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Në fund...

Ja çfarë duhet të bëni pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës

35 minuta më parë

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të...

Mos e lini tualetin tuaj pa peshqir të lagur

51 minuta më parë

A e dini se nëse përdorni peshqirë të lagur jeni në rrezik të menjëhershëm? Shëndeti juaj duhet të jetë mbi të gjitha dhe mos e...

A jeni të varur nga sheqeri? Këta çajra do të iu ulin dëshirën për ëmbëlsira

1 orë më parë

Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi e kanë...

Adelina Tahiri fillon pushime të reja

1 orë më parë

Adelina Tahiri këtë verë duket se po e shijon pa fund me pushime të shpeshta. Para pak javësh ajo përfundoi...

Ja i t’i shkëlqeni flokët e ngjyrosur dhe natyralë me sodë buke

2 orë më parë

Nëse dëshironi që fillimisht të hiqni qafe pjesën tjetër të bojës që e keni në flokë apo të çelni ngjyrën...

MË TË LEXUARAT

Olsa Muhameti largohet nga ‘Përputhen’? Autorja reagon për herë të parë

Horoskopi ditor, e diel 3 korrik 2022

Buraku tregon anën e pa njohur të Dj Dagz

341 raste të reja me COVID-19

Temperatura të larta edhe sot

Piu lëng limoni dhe parandaloi rritjen e qelizave kancerogjene

Sot varroset regjisorja Vjosa Berisha

Shyhretja si çikë e re, merr poza në fustanin elegant

Horoskopi i muajit korrik: UJORI dhe PESHQIT

Blero n’ tavolinë me dy gota verë. A mos po pi me Afronën?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist