fbpx

Arbana Osmani i uron mirë se ardhjen afganëve

nga Revista Kosovarja

Prej ditësh në vendin tonë priteshin të mbërrinin mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët. Mëngjesin e sotëm, pas orës 03:00, në Shqipëri mbërritën 121 afganë. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli.

Ata u pritën nga kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërkohë personazhe të tjerë publik i kanë mirëpritur nga rrjetet sociale dhe një prej tyre është Arbana Osmani.

Moderatorja shumë e dashur e publikur shqiptarë ka ndarë foton e një nënë afgane me fëmijën në krah ku shkruan: Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njërëz. Mirë se vini!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]