Moderatorja e njohur Arbana Osmani natën e ndërrimit të moteve nuk e priti si zakonisht viteve tjera.
Ajo me ndjekësit ka ndarë lajmin qe djali saj Dielli kishte pasur një komplikacion shëndetësor dhe nuk e festoj pranë familjes, shkruan “Kosovarja”.
“Nata e ndërrimit te viteve si pasojë e një komplikacioni shëndetësor që pati Dielli im, na gjeti në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”, aty ku bashkë me shumë vogëlushë të tjerë të guximshëm e prindër të frikësuar, po presim vitin e ri vetëm me një urim: të kemi shëndet”, ka shkruar Arbana.
Gjithashtu ajo kujtoj se ky vit për të ka qenë tejet i ngarkuar me plane të shumta.