fbpx

Arbana Osmani nuk uron ditëlindjen e Lori Hoxhës, si është raporti?

nga Revista Kosovarja

Arbana nuk ka postuar asgjë me rastin e ditëlindjes së Lori Hoxhës, shoqes dhe bashkëpunëtores me të cilën disa muaj më parë shkëmbenin vetëm ëmbëlsira dhe lule.
Asnjë story, asnjë mesazh, asnjë shenjë që miqësia e tyre e sinqertë dhe pa interes është gjallë.

Jo vetëm Arbana por as bashkëshorti i saj Eduarti që shpesh postonte momente pune, humori dhe afrimiteti me trashëgimtaren e TCH,Lori Hoxha,nuk ka dhënë asnjë shenjë urimi publik.
Pasi zhduku Sokol Ballën nga TCH duket qartë se Lori Hoxha ka marrë me dorë të hekurt drejtimin e televizionit ku shpesh kanë bërë “pronarin” ata që ishin veç punonjës aty dhe kjo kohë duket se ka marrë fund.

Arbana Osmani mban mbi kokë edhe një hije “bespremeje” që pranoi ftesën e mikut të saj,Kel Joti drejtor i RTSH-së për të prezantuar Festivalin e Fundvitit, duke i bërë “karshillëk” familjes Hoxha që dikur larguan Kel Jotin me ceremoni nga detyra e drejtorit në TCH.
Lajm ky i sjelle nga shumë portale në atë kohë.
Hamendësitë janë këto , ndoshta Arbana Osmani këtë vit jo vetëm do shpallë këngën fituese të festivalit në RTSH, por vitin që vjen edhe mund ta shoqëroje në Eurovizion, pasi në Big Brother VIP 2 thirrjen : “Yjeee” mund ta dëgjojmë edhe nga Bora Zemani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]