fbpx

Arbana Osmani reagon e prekur pas të shtënave me armë në TopChannel ku mbeti i vrarë roja i kësaj godine

nga Revista Kosovarja

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit mbeti i vrarë roja i kësaj godine, 60-vjeçari Pal Kola.

Së fundmi, ka reaguar moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, përmes një shkrimi në Instagram.

Ajo ka postuar një fotografi të objektit të Top Channel, teksa ka shkruar  e prekur nga rasti ku mbeti i vrarë roja i kësaj godine, shkruan ”Kosovarja”.

Postimi i plotë:

”Sot, me vrasjen e Palit te ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë më shumë kohë se në shtëpitë tona dhe mund të ishim duke dale nga puna në atë moment; por të gjithë ne si qytetarë të kësaj Shqipërie që nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat. Këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi, dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndiej. Por është kjo media e cila në të gjithë këto vite na ka shpërblyer edhe me një publik dashamirës, frymëzues e solidar. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam Falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 femijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’ju japë forcë te përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]