83
Pas përfundimit të edicionit të parë të Big Brother VIP, Arbana Osmani ka zbuluar se kur do të nisë 2-shi.
Gjatë festës me të gjithë banorët e Big Brother, prezantuesja e njohur tregoi se edicioni i dytë do të nisë në fund të dhjetorit të këtij viti.
Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë, megjithatë, Sabiani tregoi se vajza e tij, këngëtarja Keisi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2.
Kujtojmë që balerini Ilir Shaqiri doli fitues nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, duke lënë pas Donald Veshajn.