fbpx

Arbana Osmani uron Pashkët nga Dubai: “Mos e humbisni kurrë shpresën”

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë një mesazh të ndjerë për ndjekësit e saj me rastin e Pashkëve, drejtpërdrejt nga Dubai, ku ndodhet aktualisht.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka uruar:

“Gëzuar Pashkët yje ❤️
Mos e humbisni kurrë shpresën dhe paçi bekimin e Zotit në familjet tuaja.
Dhe faleminderit për gjithë dashurinë, gjithmonë🥹”

E veshur me thjeshtësi , në një sfond të ndriçuar nga luksi i Dubait, Arbana duket qetësisht reflektuese dhe mirënjohëse, duke përcjellë një mesazh që shkon përtej festës – një thirrje për shpresë, dashuri dhe besim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për fjalët e sinqerta dhe atmosferën festive që transmeton edhe në distancë, shkruan “Kosovarja”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]