Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbana Xharra: Dy fjalë për Vjosën dhe Gjykatën Speciale

nga Revista Kosovarja

Vjosës me Kushtetutë i takon me ushtru postin e Presidentes. Pse ka ba homazhe te varri Rugovës jeni çu i madh e i vogël me cinizëm me e kritiku. Ky irritim vjen pse po e zëvendëson Thaçin, të cilit iu ngrit aktakuzë nga Dhomat e Specializuara.

Mbi artikull

Thaçi dhe shokët e tij të luftës e kanë miratu Ligjin për themelimin e kësaj Gjykate.

Për një dekade bisedime me Serbinë pa kushte jemi ulë me ta në negociata.

Të gjitha këto foto të gjenocidit serb ndaj nesh që po i publikoni neper rrjete sociale është deshtë me i publiku tjetërkah. Sa ka harxhu pare me publiku libër për veti, ka mujtë me investu në dokumentar ku dëshmohen krimet makabër serbe ndaj shqiptarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kosova nuk e ka asnjë muze, i cili i dokumenton vrasjet, gjenocidin, humbjet dhe sakrificën e luftës së fundit. Fotografitë e të zhdukurve janë zbeh, ata kujtohen veç nga familjarët.

Ne që e kemi përjetu luftën dhe tmerrin nga regjimi serb nuk mund t`i gëzohemi gjykatës. Kushdo që e ka kapë pushkën në lufte ka qenë i gatshëm me e dhanë jetën për vendin. Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇK-së.

Tash, akterët kryesor të saj e kanë mundësinë ta dëshmojnë në gjykatë. Mllefet, cinizmat e inatet na kanë lanë në baltë prej shumë vjetësh. Vjosa, Vlora e gra të tjera në politike janë vetëm imazh i mirë për vendin tonë. Ka veç dobi, porse jo kurrë sherr, siç është dëshmu deri tashti!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]