Gazetarja Arbana Xharra e ka fituar betejën gjyqësore me hoxhën Enes Goga.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që ta refuzojë padinë e Enes Gogës, i cili kërkonte 40 mijë euro dëmshpërblim nga gazetarja për cenim të “autoritetit”, “nderit” dhe për “shkaktimin e dhimbjeve shpirtërore”.
Xharra mbrëmë e publikoi aktvendimin, duke shkruar në Facebook se kjo nënkupton fitore për gazetarët.
“Të nderuar kolegë dhe miq, Kam kënaqësinë t’ju informoj se padia e iniciuar nga Imam Enes Goga si kundër meje ashtu edhe ndaj botimit të nderuar Zëri, është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Paditësi ka kërkuar dëmshpërblim prej 40 mijë eurosh për shkak të shpifjes. Ky vendim nënkupton jo vetëm një fitore personale, por gjithashtu është një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë dhe ekspozojnë me zell raste të radikalizmit fetar në rajonin e Kosovës”, shkroi ajo.
https://www.facebook.com/axharra/posts/10227173946149406?ref=embed_post