fbpx

Arbenita Ismajli duket fantastike në fotografitë e fundit në Instagram

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka mahnitur me fotografitë e reja në Instagram.

Ajo shfaqet me një makijazh të mrekullueshëm, i cili ia jep një pamje magjepsëse modeles.

Arbenita në këto fotografi tregon që ka qenë gati për një fotosesion për një markë që tashmë ajo modelon.

Flokët e bukuroshes ishin të stiluara në valë natyrale dhe të lëshuara mbi supe.

Veshja e saj përbëhej nga një bluzë shumë e shkurtë e bardhë, e cila ia zbulon në tërësi barkun e saj.

Ndërsa edhe aksesorët i kishte po ashtu me dizajn të guacave të bardha.

Ndërsa diçka çka bie në sy, janë gishtat e saj që nuk mbanin manikyr fare, duke i dhënë duarve të modeles një prekje natyrale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]