Arbenita Ismajli po e shijon në maksimum kohën me vajzën e saj, Ninën.
Modelja e njohur ka pak kohë prej kur fitoi për herë të parë epitetin më të bukur, nënë, dhe nga atëherë vazhdimisht e kemi parë duke qëndruar pranë të voglës së saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo dhe Fero po ia dalin mjaft mirë, për të qenë prindër të kujdesshëm e kjo shihet nga fotografitë e shumta që ndajnë në rrjete sociale.
Së fundi Arbenita ka ndarë disa imazhe nga shëtitja me vajzën, e vëmendjen sigurisht e merr trupi i formësuar i modeles, që duket sikur të mos kishte bërë fëmijë fare.
“Unë nuk jam një mami si të gjitha të tjerat, unë jam një mami cool” ka shkruar ajo në mbishkrim. /Kosovarja/