Aktorja dhe ish-missi, Arbnora Ademaj, ka emocionuar publikun gjatë paraqitjes së saj të fundit në emisionin “Se luan topi”. E ftuar në një intervistë të sinqertë, Arbnora nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ju lexua një letër e shkruar nga babai i saj.
Fjalët e ndjera të të atit prekën thellë zemrën e saj, teksa ai shprehu mirënjohjen dhe krenarinë për të bijën, duke e falënderuar për gjithçka që ajo është dhe për të gjitha arritjet e saj.
“Prindërit janë gjithçka për mua,” tha Arbnora me zërin që i dridhej nga emocionet.
Momenti u shndërrua në një nga më prekësit e episodit, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë familjare dhe shpirtin e ndjeshëm të aktores së dashur për publikun shqiptar.
https://www.facebook.com/reel/925575659612300