Ajo është perëndeshë e bukurisë shqiptare, me një karrierë të gjatë në fushën e modës, botës së spektaklit dhe televizionit.
Siç dihet, Arbnora ka kohë që po jeton mes Kosovës dhe Turqisë, pasi atje është bërë pjesë e industrisë së famshme dhe shumë produktive të serialeve.
Përmes faqes së saj në Instagram, ku numëron mijëra ndjekës, Arbnora tregon për eksperiencat e saj gjatë xhirimeve.
Aktorja bukuroshe që po merr vëmendje edhe në Turqi, ka njoftuar se sapo kanë nisur xhirimet e një seriali të ri nga “Kanal D”, i cili pritet ta ketë premieren e episodit të parë në muajin gusht.
Se si do të titullohet seriali dhe cili është roli i Arbnora Ademaj, mbetet të shihet më tej.