Sara Hoxha është njëra ndër fytyrat më të dashura të publikut shqiptar, kjo pasi që ajo tashmë ka një lidhje dashurie me reperin e njohur Ledri Vula, por jo vetëm kaq, ajo është shumë afër ndjekësve të saj duke postuar kështu çdo detaj të jetës që ajo bënë çdo ditë, kjo e ka bërë të duket shumë e dashur në sytë e një publiku të gjërë, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkaq ajo komentohet shumë për lidhjen qe ajo ka me vjehrrën e saj, Xheraldinën.
Kjo pasi që ato shkëmbejnë shumë foto të tyre së bashku në Instagram, por edhe komentet që ato i bëjnë njera tjetrës janë për të pasur zili.
Së fundmi Sara ka ndarë një foto në Instagram ku ajo që ka rënë në sy është një foto e saj dhe Xheraldinës ku shihen duke u përqafuar, kjo ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke u komentuar shumë lidhja që ato kanë në mes tyre, e që duket mjaft e veçantë.