Aktorja shqiptare në Turqi, Arbnora Ademaj, është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo poston imazhe nga përditshmëria si dhe nga projektet e saj profesionale, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ajo ka bërë të ditur përmes InstaStory se ka mirëpritur në Prishtinë, bashkëpunëtoren e saj, Aida Troka.
Bukuroshet kanë të përbashkët sallonin “Allure Beauty”, në qytetin e Tiranës.
Kështu duke përfaqësuar dinjitetshëm prejardhjen e tyre shqiptare, bukuroshet janë shfaqur veshur me fustane kuq e zi.
Përpos punës së përbashkët dyshja duket se kanë edhe një shoqëri të shëndoshë mes tyre përmes videove që kanë postuar duke e shijuar praninë e njëra tjetrës.