Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, konkurrenti i ri Dritani, ka treguar për herë të parë në takimin me Rrushen se ka një djalë 3 vjeç e gjysmë.
Kjo e fundit, si fillim mbeti e shtangur por më pas tha se nuk e kishte problem.
Ai e ka fshehur këtë gjë pasi po priste një moment të duhur për ta thënë dhe ky do të ishte takimi i parë.
Vajzat në studio nuk e pritën mirë ketë lajm, pasi sipas tyre, Dritani duhet ta kishte thënë këtë gjë më para.
Mikela: Mund ta kishe thënë që në prezantimin e parë këtë gjë, por nuk e doje, e shfrytëzove takimin e parë që të dëgjoheshe pak më tepër dhe të fliteshin më shumë.
Efi: Të kisha hequr vizën direkt, kur ti mohon të tregosh për fëmijën tënd, ti kujton se do të bësh një femër për vete?