fbpx

Arbnora s’do ta shijojë Stambollin pa prindërit e vet

nga Revista Kosovarja

E bukura e Pejës, por edhe e gjithë Kosovës, Arbnora Ademaj e ka bërë Turqinë shtëpi të dytë, shkruan “Kosovarja”.

Prezantuesja, modelja dhe aktorja e njohur kosovare po shijon suksese të shumta kohëve të fundit në botën e televizioneve turke, ku shumë shpejt do ta shohim në serialin më të ri turk, në një nga televizonet më të njohura atje “Kanal D”.

E gjithë këtë sukses bukuroshja sigurisht ia kushton edhe familjes së saj, që për të janë njerëzit më të dashur.

Ajo së fundi ka publikuar në profilin e saj në Instagram imazhe të shumta bashkë me prindërit, duke shijuar shëtitjet në qytetin e bukur të Stambollit.

“Se familja eshte e shenjte 😍😍😍” ka shkuar ajo.

Nuk ka rëndësi sa lart arrin në karrierë e sa e suksesshme bëhet, ajo gjithmonë do të jetë falenderuse prindërve e familjes së saj. /Kosovarja/


 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]