fbpx

Arbnore Gegollaj – estetistja që po shndërrohet në histori suksesi

nga Revista Kosovarja

Arbnore Gegollaj është estetistja e njohur, puna e shkëlqyer e së cilës shpesh po flet në emrin e saj. Arbnorja ka hapur studion e bukurisë dhe estetikës “Phi Arbnore Gegollaj” në Malishevë dhe falë shërbimeve cilësore e punës unike, suksesi nuk po i mungon.

Arbnore, një përshkrim të vetes me pak fjalë?
– Kam vetëbesim në aftësitë e mija për të prodhuar suksese, jam e përgjegjshme për çdo gjë dhe përherë marrë përgjegjësi për veprimet e mija kur gjërat ndodh të shkojnë keq.
Nuk pres nga forcat e jashtme të më përmirësojnë, por përherë e përmirësoj dhe avancoj veten.

Të tjerët, si të përshkruajnë?
– Kryesisht, më përshkruajnë si femër e fortë dhe e zonja në punën që bëjë. Andaj, është bukur kur njerëzit të vlerësojnë për atë që je dhe atë që përfaqëson.

E keni pasur ëndërr që në fëmijëri të merreshit me botën e së bukurës. Më saktë, si e mendoje?
– Mendoja që do të mbetej vetëm një ëndërr, por ja që u bë realitet. Përherë kam menduar se a do të bëhet, a do të realizohet. Më kanë qel mëngjeset duke e ëndërruar këtë që kam sot.

Kush ishte personi që i besoi ëndrrës dhe vizionit tënd?
– Bashkëshorti im, falë të cilit jam këtu ku jam, duke e jetuar ëndrrën time dhe duke punuar në punën që kam dashur ta bëjë gjithmonë.

Cilat janë shërbimet që i ofroni në klinikën tuaj estetike?
– Shërbimet që i ofroj janë një gamë e tërë, duke nisur nga philings, phibright, microbalding, make up, hairstyle, nails, lashes, ngjyrosje etj.

Shërbimi më i veçantë që ofroni?
– Thuajse të gjitha janë shërbime të veçanta, e që realizohen me profesionalizëm dhe pasion. Gjithsesi, do ta veçoja shërbimin microbalding tattoo, që është edhe tejet i kërkuar.

Si ndihen klientet tuaja kur i shohin ndryshimet që u bëhen?
– Ofrojmë punë dhe shërbime cilësore, andaj edhe klientet përherë ndihen mirë dhe të kënaqura. Mendoj se puna dhe shërbimi i mirë i afron klientet dhe e kundërta e kësaj, pa dyshim, i largon.

Duket se kurrë nuk ka qenë më lehtë për t’u dukur bukur, apo jo?
– Më duhet të pranoj se kjo është e vërtetë. Falë gjithë shërbimeve estetike, secila femër mund të arrijë të duket bukur dhe ashtu siç ka dëshiruar gjithmonë.

A kanë kosto të lartë ndërhyrjet?
– Do të thosha që kostoja është mesatare dhe e përballueshme, ndonëse kjo varet edhe nga standardi që kanë.

A keni ndonjë kliente që kërkon të duket si Ju?
– Ka pasur shumë raste kur klientet më kanë thonë t’ua bëjë vetullat si të mijat, ta kenë lëkurën si timen, por edhe raste që kërkojnë këshilla për mirëmbajtje të flokëve etj.

Keni pasion, hobi?
– Kam pasur dëshirë të bëhesha mjeke, por ja që jam bërë estetiste dhe jam e kënaqur. E, pasioni dhe hobi im është puna dhe profesioni që kam, e që më duket magjepsës.

Secili njeri ka një mision. I juaji është?
– Të japë maksimumin nga vetja në çdo gjë dhe t’i bëjë femrat të ndihen të bukura e të plotësuara në këtë aspekt.

Tri gjëra me rëndësi unike në jetën tënde?
– Shëndeti, familja, puna.

A beson në Zotin?
– Gjëja e parë që vjen në jetë gjatë gjithë jetës është Zoti Elhamdyrylah. Ai ma ka mundësuar t’i përkulem 5 herë në ditë. E, gjithkujt këtë mirësi nuk ia mundëson Allahu.

Mesazhi për femrat?
– Të besojnë në vetveten, në atë që janë dhe që dinë se mund ta bëjnë. Forca e femrës është e pakrahasueshme, vetëm duhet të dinë ta përdorin siç duhet, në të mirën e tyre, të familjes dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

Nderim Neziri /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]