Një përplasje e ashpër ka ndodhur në prime-in e së shtunës midis ish-banores së BBVA-s, Vesa Smolica dhe opinionistit të spektaklit Arbër Hajdari.
Temë diskutimi ishte termi “injorante” që Vesa e kishte përdorur për të përshkruar banoren Heidi Baci, derisa Arbri siç duket e kishte pyetur se nëse e dinte Vesa kuptimin e këtij termi që kishte përdorur.
“Në prime-in e fundit kur dola unë e kom përmend një term që iu drejtova Heidit ‘injorante’, ndërkohë Arbri kur e komentoi më tha ‘moj Vesa a e din çfarë do të thotë injorante?’ sepse mendoj që edhe Meritoni dhe Bardhi kanë përdor shumë shprehje të cilat si kanë ditë në Shqipëri, ndërkohë Arbër [i drejtohet Arbrit] unë jam rrit në mediet shqiptare artistikisht, jam rrit me televizionet shqiptare, unë jam rrit me Shqipërinë, injorante nuk është ndonjë fjalë e madhe që mos me e ditë sepse është një fjalë shumë e përdorur që me i thonë një gazetareje si mu, a e din? [kuptimin]”, iu ajo drejtua Arbrit siç duket e ofenduar me pyetjen nëse ajo e dinte kuptimin e këtij termi.