fbpx

Ardi dhe Longari e kujtojnë Leze Qenën: Ishte pozitive dhe e hatashme

nga Revista Kosovarja

Në emisionin Weekend këtë herë në studio të ftuar ishin aktorët Armond Morina dhe Ilir Prapashtica, të cilët ishin pjesë e serialit të njohur në Kosovë “Familja Moderne”.

Armond Morina luante në rolin e Ardit, dhe Iliri në rolin e Longarit.

Dyshja në fjalë treguan se edhe pse seriali ka përfunduar ata takohen sërish një herë në vit.

Armondi tregoi se në këto takime që bëjnë takohen edhe me ish-kolegë të tjerë që janë jashtë shtetit.

“Mblidhemi e kemi grupin aktiv ende, dikush shkruan se hajde do të bëjmë një ndejë dhe mblidhemi. Tamam është bërë si një familje e dytë”, ka thënë Morina.

Ndër tjera, Iliri dhe Armondi e kujtuan edhe aktoren e ndjerë, Leze Qena, e cila thanë se ishte shumë pozitive.

“Gjithçka mbajmë mend nga ajo, ka qenë një gastronome e hatashme. Gjynaf që nuk kemi mbajt shënime, receta se çfarë dinte ajo të gatuante”.

“Ajo tregonte për vëllain që thoshte bëni vetëm dashuri dhe seks, vetëm ato u mbesin, tjerat harrohen”, ka thënë Ilir Prapashtica.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]