fbpx

Ardiana Thaçi e Erjona Gjikolli e mbyllin emisionin pasi nuk mund ti ndalin të qeshurat, ky është “kiksi” i tyre

nga Revista Kosovarja

Emisioni hulumtues “Kiks Kosova” në “Klan Kosova”, është një nga hapësirat ekskluzive në spektrin televiziv në vend, që trajton me seriozitet çështje nga më të ndryshmet dhe më të ndjeshmet.

Autoret dhe prezantueset e këtij formati televiziv, Ardiana Thaçi e Erjona Gjikolli, bashkë me stafin e “Kiks”-it prej kohësh kanë arritur të zbardhin e demaskojnë një mori ngjarjesh, aferash, e rastesh të ndryshme.

Ndonëse emisioni ka karakter serioz, me raste Thaçi e Gjikolli krijojnë atmosferë me batuta origjinale, shkruan “Kosovarja”.

Ama, në edicionin e fundit, ato e bënë vetë “Kiks”, pas shpërthimit të qeshurave deri në histeri.

Ishte Ardiana ajo që filloi, ndërkaq Erjona e vazhdoj, duke e mbyllur emisionin para kohe.

Çfarë ndodhi, çfarë panë, çfarë u bë në prapaskenat e këtij emisioni që është hija dhe frika e atyre që gabojnë?

https://www.facebook.com/watch/?v=986478999110578&extid=CL-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&ref=sharing&mibextid=v7YzmG

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]