fbpx

Arditi apo Donaldi? Monika e ka një emër për të eliminuarin e radhës nga BBV

nga Revista Kosovarja

Arditi dhe Donaldi janë dy të nominuarit e radhës në Big Borther Vip dhe njëri prej tyre do të lërë sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa flisnin mes tyre, Monika e ka një emër për të eliminuarin e radhës dhe ai është Arditi. Duke biseduar me Einxhelin dhe duke bërë llogaritë për eliminimet e tjera, Monika ka thënë se është Arditi ai që do largohet.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Po d

iki një çun sot.

Monika: po s’i del koha, se a do nxjerrin çdo nat nga një

Einxhel: Llogarit që në finale shkojnë 5 ose 6 veta, java e fundit është me 5 ose 6 veta, siç ka rastisur ndonjëherë në “Big Brother”, dalin javët me 9-10 veta sa ngelen. Ka dhe eleminime të dyfishta, ka edhe eliminime të trefishta. Tre është shumë po, dyshe po

Monika: Po dyshe i kanë bërë. Dyshe ka qenë edhe një herë që u kthye Arditi. Na ikën Arditi sot.

Kujtojmë që Arditi dhe Donaldi u nominuan në puntatën e kaluar. Ky i fundit u nominua nga Fifi, e cila u zgjodh si e preferuara e publikut dhe shpëtoi kështu Granitin. Ndërkohë, të martën ishte Sabiani ai që u votua për t’u larguar nga Big Brother Vip, por atij i ra bileta vajtje-ardhje dhe u kthye në shtëpi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]